14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Franca zgjohet me një tragjedi

Më të lexuarat

Lion: kur zjarri s’kursen as fëmijët

Franca u zgjua me lajmin tragjik teksa autoritetet njoftuan vdekjen e 10 personave nga zjarri në një ndërtesë shtatëkatëshe në periferinë lindore të Lionit.

Sipas mediave franceze që citojnë njoftimin e krerëve të rajonit Rhône, në mesin e 10 të vdekurve nga zjarri janë pesë fëmijë.

Në të njëjtën kohë, katër persona janë nxjerrë të gjallë por gjendja e tyre shëndetësore është kritike, ndërsa 10 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, mes tyre dy zjarrfikës.

Zjarri shpërtheu për një arsye ende të panjohur në orën 03:12 të mëngjesit të së premtes (me orën në Francë) me vlerësimin e parë të zjarrfikësve duke thënë se ai filloi në katin e parë të ndërtesës dhe u përhap shpejt në pjesën tjetër të kateve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit