20.7 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Franca hap arkivat: a do i pranojë krimet në Algjeri?

Më të lexuarat

Vendimi është pjesë e një politike pajtimi nga Macron

Ministrja franceze e Kulturës Roselyne Bachelot njoftoi hapjen e një arkivi të “hetimeve gjyqësore” për luftën e Algjerisë (1954-1962), pothuajse 60 vjet më vonë, gjatë një krize disamujore në marrëdhëniet franko-algjeriane.

“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, unë po hapja arkiva mbi hetimet e xhandarmërisë dhe policisë për luftën në Algjeri,” tha ajo për BFMTV.

Deklarata erdhi dy ditë pasi ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian vizitoi Algjerinë, raportoi AFP.

“Dua që kjo çështje, problematike, irrituese, ku janë në punë falsifikatorët e historisë, të trajtohet. Mos ndërtoni një roman kombëtar mbi gënjeshtra”, tha ministrja e Kulturës, përgjegjëse për ato arkiva.

Ajo theksoi se falsifikimi sjell telashe dhe urrejtje. “Që nga momenti kur faktet janë në tryezë… ne mund të ndërtojmë një histori tjetër, pajtim.”

E pyetur për pasojat e këtij vendimi, veçanërisht për shkak të konfirmimit të pritshëm se ushtria franceze ka kryer tortura në Algjeri, ajo tha se ishte “në interesin e vendit ta pranonte atë”.

Njoftimi është pjesë e një politike përkujtimore pajtimi të nisur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Më 13 shtator 2018, ai pranoi se zhdukja e matematikanit dhe anëtarit të Partisë Komuniste Maurice Audin në vitin 1957 në Algjeri, ishte vepër e ushtrisë franceze dhe i premtoi familjes së tij akses të gjerë në arkiva.

Më 9 mars të këtij viti, Macron njoftoi thjeshtimin e aksesit në procedurat e deklasifikimit për arkivat konfidenciale më të vjetra se 50 vjet, gjë që bëri të mundur shkurtimin e kohës së pritjes që lidhet me atë procedurë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit