11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

FOTO/ 450.000 të evakuuar nën kërcënimin e ciklonit ‘Mora’ në Bangladesh

Më të lexuarat

Cikloni Mora goditi sot Bangladeshin shoqëruar me erëra me intensitet të lartë shpejtësie deri në 135 kilometra në orë, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe detyruar evakuimin e 450.000 persona të fshatrave bregdetare.

Cikloni ka përfshirë zonën në juglindje të vendit mes qyteteve Chittagong dhe Cox’s Bazar rreth orës 06:00 sipas orës lokale (00:00 GMT), njoftoi Departamenti Meteorologjik në një dalje publike.

Asnjë viktimë nuk raportohet për momentin por autoritetet kanë njoftuar për dëme të konsiderueshme në qendrat e banimit.

Qeveria ka strehuar rreth 450.000 banorë të rajonit pas sinjalizimit të emergjencës meteorologjike në nivelin maksimal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit