Marwan al-Barghouthi, për lirimin e të cilit këmbëngul Hamas, është:
📌 Udhëheqësi i krahut ushtarak të lëvizjes Fatah, i dënuar me pesë burgime të përjetshme dhe 40 vjet shtesë.
📌 Ka qenë një nga figurat kryesore të Intifadës së Dytë, dhe u arrestua nga forcat izraelite në Ramallah, gjatë operacionit “Muri Mbrojtës” (Operation Defensive Shield) në prill të vitit 2002.
Ndër të burgosurit për lirimin e të cilëve Hamas këmbëngul, është edhe Ahmad Saadat:
📌 Sekretari i Përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), i cili qëndron pas operacionit për vrasjen e ministrit izraelit Rehavam Zeevi.
📌 I dënuar me 30 vjet burg.
📌 Në burg që nga viti 2006.
Ndër të burgosurit për lirimin e të cilëve Hamas këmbëngul, është edhe Abbas al-Sayyid:
📌 I lindur në vitin 1966, është udhëheqës i krahut ushtarak të Hamasit në qytetin Tulkarem, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
📌 Ai konsiderohet një nga të burgosurit më aktivë në burgjet izraelite. Ka diplomë Bachelor në inxhinieri mekanike dhe është specializuar në projektimin e aparateve të frymëmarrjes artificiale.
📌 I dënuar me 36 burgime të përjetshme dhe 200 vjet shtesë, ai është organizatori i sulmit në hotelin “Park”, një nga sulmet më të përgjakshme në historinë e Izraelit, që shkaktoi vdekjen e 36 personave dhe plagosjen e rreth 190 të tjerëve.
Ibrahim Hamed (“Al-Shabah” – Fantazma) ndodhet në krye të listës së të burgosurve më të rëndësishëm:
• Sipas Times of Israel, ai konsiderohet i burgosuri më i rrezikshëm që Izraeli mban aktualisht, pas Abdullah al-Barghouthit.
📌 I lindur në vitin 1965.
📌 Komandant i Brigadave al-Qassam në Bregun Perëndimor.
📌 Ka përfunduar studimet në Universitetin Birzeit, në degët Shkenca Politike dhe Histori.
📌 Izraeli e ndoqi për 8 vite përpara se ta arrestonte më 23 maj 2006.
📌 Ndër operacionet më të njohura për të cilat Izraeli e akuzon se qëndron pas tyre janë:
• Sulmi në kafenenë “Moment”, që ndodhej vetëm 75 metra larg shtëpisë së kryeministrit izraelit të asaj kohe, Ariel Sharon; si pasojë, u vranë 11 izraelitë dhe u plagosën 65 të tjerë.
• Sulmi në Rishon LeTsiyon, ku u vranë 15 izraelitë dhe u plagosën 60.
• Sulmi në Universitetin Hebraik, që shkaktoi vdekjen e 9 izraelitëve.
• Sulmi ndaj stacionit të karburantit “Pi Glilot”.
📌 U dënua me 54 burgime të përjetshme, që përbëjnë rreth 5400 vite burg.
Një nga të burgosurit më të rëndësishëm palestinezë…
Abdullah al-Barghouthi – i njohur si “Princi i Hijes”, inxhinieri ushtarak i Hamasit, i dënuar me 67 burgime të përjetshme:
📌 Shkrimtar, inxhinier dhe ekspert në prodhimin e eksplozivëve, i lindur në vitin 1972.
📌 Që nga viti 2003, ndodhet në izolim të plotë në burgun “Ramon” në jug të Palestinës së pushtuar.
📌 U rikthye në Palestinë nga Koreja e Jugut në vitin 1998.
📌 Izraeli e konsideron përgjegjës për vrasjen e 66 izraelitëve dhe plagosjen e më shumë se 500 të tjerëve.
📌 U arrestua nga forcat izraelite në qytetin al-Bireh më 5 mars 2003.
📌 Ai mban rekordin e dënimit më të gjatë në histori.
Hasan Salameh – heroi i “Operacionit të Hakmarrjes së Shenjtë”, i dënuar me 48 burgime të përjetshme
📌 I lindur në vitin 1971, në Khan Yunis (Rripi i Gazës).
📌 Izraeli e akuzon si përgjegjës për një seri operacionesh të quajtura “Hakmarrja e Shenjtë”, të kryera nga Brigadat al-Qassam në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Yahya Ayyash në vitin 1996.
Këto operacione shkaktuan vdekjen e 46 izraelitëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Sipas mediave izraelite, ai është ndër përgjegjësit për 18 shpërthime autobusi në Jerusalem gjatë po atij viti.
📌 U arrestua në vitin 1996 në qytetin Hebron, ku u plagos nga të shtënat e forcave izraelite.
📌 Në vitin 1997, u dënua me 48 burgime të përjetshme, që përbën dënimin e tretë më të lartë mes të burgosurve palestinezë.
📌 U mbajt në izolim të plotë për rreth 14 vjet, në dy periudha të ndryshme.
Gjatë gjithë viteve të burgimit, familja e tij ka mundur ta vizitojë vetëm dy herë.
📌 Në një rast të pazakontë, më 16 maj 2015, Gjykata Penale e Kajros i kaloi çështjen e tij Muftiut të Republikës së Egjiptit, në kuadër të rastit të njohur publikisht si “Arratisja nga burgu Wadi al-Natrun”, pavarësisht se ai kishte 20 vjet i burgosur në Izrael dhe ishte në izolim!
📌 Ai është autor i librit “Pesë mijë ditë në botën e ndërmjetme (Al-Barzakh)”, ku përshkruan përvojën e tij shumëvjeçare në burgjet izraelite.
