12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Forcat izraelite vrasin 10 palestinezë, plagosin mbi 100 të tjerë në Nablus

Më të lexuarat

Palestinezët u vranë gjatë bastisjes së forcave izraelite në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar, ndërsa në mesin e të plagosurve janë edhe dy gazetarë.

Të paktën nëntë palestinezë kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e bastisjes së kryer nga forcat izraelite në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite bastisën nga disa pika qytetin Nablus në veri të Bregut Perëndimor.

Ushtarët izraelitë të cilët e rrethuan një shtëpi në zonën e Qytetit të Vjetër të Nablusit intervenuan me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që protestonin bastisjen.

Sipas njoftimit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në sulmin e ushtarëve izraelite humbën jetën 10 palestinezë, kurse 102 të tjerë janë plagosur.

Gjashtë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar nëpër spitalet përreth.

Plagosen dy gazetarë

Gjithashtu, sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze, WAFA, në intervenimin e forcave izraelite me plumba të vërtetë janë plagosur edhe dy gazetarë.

Vazhdojnë incidentet në rajon pas bastisjes së forcave izraelite.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit