22.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Forcat izraelite arrestojnë 28 palestinezë

Më të lexuarat

Forcat izraelite në bastisjet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor kanë arrestuar 28 palestinezë, në mesin e të cilëve dy gra, njoftoi Shoqata e të Burogsurve Palestinezë

 

KUDS (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 28 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe dy gra në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha në një deklaratë se forcat izraelite në bastisjet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor kanë arrestuar 28 palestinezë, në mesin e të cilëve dy gra, me pretendime “se janë përfshirë në aktivitete terorriste”.

Sipas asaj që dëshmitarët okularë kanë informuar, mes të arrestuarve gjendet edhe Saide Bedir, bashkëshortja e deputetit të këshillit legjislativ palestinez Muhammet Mahir Bedir.

Ushtria izraelite kryen shpesh fushata të arrestimit në gjithë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar me pretekste të ndryshme.

Sipas shifrave palestineze, afërsisht 6.000 palestinezë aktualisht ndodhen në burgjet izraelite, përfshirë 50 gra dhe rreth 300 të mitur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit