21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Tërheqja e administratës palestineze nga marrëveshja e Oslos është “afër”

Më të lexuarat

Xhibril er-Ruxhub, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Fatahut, tha se janë shumë afër tërheqjes nga marrëveshja e Oslos

 

RAMALLAH (AA) – Xhibril er-Ruxhub, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Fatahut, ka njoftuar se qeveria e Palestinës është shumë afër tërheqjes nga marrëveshja e Oslos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një program televiziv, Ruxhub tha se janë shumë afër tërheqjes nga marrëveshja e Oslos, duke mos dhënë detaje të tjera në lidhje me çështjen.

Me marrëveshjen e Oslos të nënshkruar në vitin 1993 mes Izraelit dhe Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) u njoh prania e Izraelit nga PLO, ndërsa poashtu u njoh edhe PLO si përfaqësuese e popullit të Palestinës. Në marrëveshje ishte vendosur formimi i qeverisë së përkohshme palestineze brenda një kohe prej jo më shumë se pesë vitesh.

Në takimin e Këshillit Qendror të Palestinës i cili është planifikuar të mbahet të mërkurën, krahas vendimeve të fundit të marra në Këshillin Qendror të Palestinës, pritet të diskutohet edhe formimi i mekanizmave për kalimin nga qeverisja e përkohshme në fazën e formimit të shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit