6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Festa dhe qëllimet e saj në fenë Islame

Më të lexuarat

Festa në Islam (Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami), është një manifestim i adhurimit ndaj Allahut. Ajo ka qëllimet e saj të larta dhe urtësitë e saj të bukura, për të cilën është ligjëruar.

Nga qëllimet e Bajramit në Islam është:

1- Realizimi i adhurimit ndaj Allahut, duke kërkuar strehim tek Ai, duke e lidhur zemrën me Të, duke e përkujtuar Atë dhe duke iu lutur Atij. Ndërsa njerëzit janë të preokupuar me gëzimin dhe lumturinë e tyre, dhe duke e kujtuar Atë me zemër dhe gjuhë; sepse ringjallja e festës me gëzim, kënaqësi dhe ruajtjen e lidhjeve farefisnore; është përgjigje ndaj asaj që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij.

2- Falënderimi i Zotit për plotësimin e agjërimit dhe për lehtësimin e të qëndruarit në këmbë për namaz përgjatë Ramazanit, për leximin e Kuranit e tjerë.
Allahu i Lartësuar thotë:
{قُلۡ بِفَضۡلِ ٱللَّهِ وَبِرَحۡمَتِهِۦ فَبِذَ ٰ⁠لِكَ فَلۡیَفۡرَحُوا۟ هُوَ خَیۡرࣱ مِّمَّا یَجۡمَعُونَ }
“Thuaj, me mirësinë dhe mëshirën e Zotit, me këtë le të gëzohen. Ajo është më e mirë se ajo që ata mbledhin.” [Junus: 58]
Dhe falënderimi ndaj Zotit bëhet:
– me zemër, duke besuar se ajo që i ka dhuruar Zoti është vetëm prej Tij, dhe se robi nuk ka fuqi mbi të;
– me gjuhë: duke e shprehur me gjuhë drejtpërdrejt mirësinë, në mënyrë falënderimi ndaj Zotit, jo në mënyrë kryeneçësie dhe mendjemadhësie;
– me gjymtyrë: duke iu bindur Zotit me to.

3- Gëzimi dhe kënaqësia që është ndihmë në bindje ndaj Zotit dhe jo mënyrë për të mos iu bindur Atij.
Ndër manifestimet e gëzimit në festë: veshja e rrobave më të mira, përdorimi i parfumit, shpenzimi për familjen me ushqime veshmbathje..etj, pa e tejkaluar në shpërdorim, dëfrimi dhe loja në masën e lejuar.

4- Ruajtja dhe forcimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve mes të afërmve, falja dhe pajtimi, harresa dhe hedhja pas shpine e disa zënkave dhe problemeve, toleranca e tjerë.
Arritja e ditës së Bajramit është një mundësi e shkëlqyer për të mbajtur lidhjet farefisnore, për të falur shkelësin dhe për të ndërprerë grindjet, komplotet dhe hidhërimet, duke shfrytëzuar qënien e zemrave afër Zotit, veçanërisht me të afërmit, fqinjët dhe miqtë.

5- Realizimi i të drejtave të vëllazërisë islame, përkujtimi i lidhjes së besimit dhe puna për përmbushjen e të drejtave të muslimanit kudo që ndodhet, duke larguar një ankth, duke lehtësuar një vështirësi, duke ndihmuar me para, prestigj e trup dhe duke u lutur për të.

/HarizAllkoci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit