10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fëmijët mes dheut dhe ujit

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

Fëmijët mes dheut dhe ujit

Jeta e fëmijëve tonë është shndërruar e gjitha në filma vizatimorë. Të gjithë lidhjet ata i kanë realizuar me televizorin apo kompjuterin, duke e minimizuar në maksimum kontaktin me natyrën, pemët, lulet, dheun dhe ujin.
A e keni parë sa të lumtur janë fëmijët kur luajnë me dheun e tokës dhe ujin? Atyre u pëlqen diçka e tillë, pasi dheu dhe uji janë përbërësit kryesorë të lëndës nga e cila u krijua njeriu. Zoti i lartësuar e krijoi njeriun nga dheu dhe uji, pra nga balta.
Edhe ne të rriturit kemi një kënaqësi të veçantë kur këmbët tona prekin dheun dhe kur notojmë në ujë. Kjo na bën të kujtojmë origjinën tonë.
Nëse keni një fëmijë të bezdisshëm në familje, fëmijë që nuk lë dy gurë bashkë, lëreni të luajë me dheun dhe ujin. Të jeni të sigurt se rezultatet do të jenë befasuese.
Loja me rërën, dheun dhe ujin, zhvillojnë imagjinatën  dhe kreativitetin tek fëmijët. Lëvizjet e shpeshta dhe ulja e tensionit bën që fëmija të zhvillojë aftësi në punën me dorë.
Në disa shkolla të përparuara, janë krijuar ambiente të posaçme ku nxënësit përdorin baltën, dheun dhe ujin si punë praktike dhe kreative. Sakaq, në disa vende balta përdoret edhe si kurë popullore.
Kur Ali ibnu Ebi Talib pati një zënë me të shoqen, vajti dhe u shtri në xhami, shtresa e të cilës ishte dheu. Profeti a.s vajti dhe e zgjoi duke i thënë:”Zgjohu o baba i dheut!”
Nëse para fëmijëve do të vinin lodrat e botës në njërën anë dhe dheun e ujin në anën tjetër, do të shihni se ata do të preferojnë të luajnë me dheun e ujin. Uji e dheu, janë mjete edukative për fëmijët tanë.
Madje, edhe në xhenet do të ketë baltë, por që do të jetë e përbërë prej shafrani (parfum), siç na ka treguar profeti Muhamed a.s.
U caktoni fëmijëve një ditë në javë për ti nxjerrë të luajnë në natyrë, mes bimëve, pemëve, dheut dhe ujit. Atëherë do ta pikasni ndryshimin e madh që ka ndodhur në humorin e tyre dhe gjendjen shpirtërore. A e keni përdorur ndonjëherë dheun dhe ujin si mjete edukative? Cili është komenti dhe mendimi juaj lidhur me këtë?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit