14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Familja Bilalli nga Kumanova, ndihmë për të operuar djalin 071/529-508

Më të lexuarat

Për një jetë më të mirë detyrohen të ikin jashtë shteti, kalojnë nëpër shumë peripeci, me muaj jetojnë në kamp në Belgjikë, me qëllim që të fitojnë nënshtetësin dhe të kryejnë operacionin e djalit, por pasi marrin përgjigje negative të kthehen në qytetin e tyre, në Kumanovë .

“Shkuam në shtator të vitit 2015, shkuam për djalin dhe burri mos punon dicka, të mbledhim ndonjë pare që të mos i bëhemi barrë askuj, atje kur shkuam na mbajtën në kamp dhe djalit ja bën të gjitha kontrollet” – tha Alise Bilalli.

Mesudi 6 vjec, qysh i vogël ankohet nga dhimbjet e shpeshta në këmbë, ndërsa prindërit në munges të mjeteve financiare nuk arrijnë ta dërgojnë në spital, me kalimin e viteve ata i shikojnë pasojat, sot ai njërën këmbë e ka më të vogël se tjetra. Posedojmë edhe dokumentacionin që dëshmon për gjendjen shëndetësore të djalit sepse të gjithë kontrollet shëndetësore i kemi kryer në Belgjik thotë nëna e Mesudit.

“E kontrolluan djalin, të gjitha kontrollet ja bën djalit, tre muaj I bën terapi dhe pas tre muaj kur duheshte ta shtin në operacion, pasi e ka damarin e këmbës të zënë, por na erdh përgjigja negative dhe pasi na erdh ata na thanë se nuk mund të rini këtu” – tha Alise Bilalli.

Kthimi në vendlindje u kushton shumë pasi djali nuk i nënshtrohet operacionit. Ata në munges të mjeteve financiare nuk mund të caktojnë qoftë edhe një kontroll të vetme për djalin.

“E patëm te një mjek ortoped, është shqiptar, kur e mora udhëzimin mu sëmurë vajza tash nuk mund të caktoj termin të ri pasi skam para në dorë” – u shpreh Alise Bilalli.

Dëshirat i kanë jetike dhe simbolike. Thjesht duan një jetë më të mirë për djalin e tyre të pafajshëm i cili duhet patjetër ti nënshtrohet një operacioni në këmb dhe sapopak tua riparojnë shtëpin e cila është gati e pabanueshme.

Ne duke i vizituar i lumturam, le tu trokasim sa më shpesh në deren e tyre dhe të bëjmë që të kenë një jetë më të mire.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit