9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Fadil Maloku: Shqiptarëve do u konvenoj një Turqi e fortë dhe një Amerikë lidere globale!

Më të lexuarat

Fadil Maloku: Shqiptarëve do u konvenoj një Turqi e fortë dhe një Amerikë lidere globale!
Profesori universitar i sociologjisë Fadil Maloku, ka reaguar pas votimit plebishitar të popullit të Turqisë, ku i tha “Po” ndryshimeve kushtetuese. Ai me këtë rast e ka uruar Turqinë, duke thënë se atje foli sovrani.

„Kur flet sovrani, armiqët heshtin!“, shkruan Maloku, duke thënë se sistemi presidencial, na duhet edhe neve në Kosovë. Maloku thekson se shqiptarëve në Ballkan, përherë do u konvenoj një Turqi e fortë dhe një Amerikë lidere globale!

Në vijim lexoni shkrimin e tij të plotë:

“Urime Turqi!
Sot, atje foli sovrani!
Në parim, në shtetet demokratike sovrani ndrron Kushtetuta, President, Qeveri, Sisteme Politike, Aleanca, Marrëveshje (sociale, politike, ekonomike, juridike, ushtarake e kulturore) dhe Partneritete të përkohshme dhe të përhershme!
Pra, kur flet sovrani, armiqët heshtin!
Sistemi Presidencial, na duhet edhe neve!
Shqiptarëve në Ballkan, përherë do u konvenoj një Turqi e fortë dhe një Amerikë lidere globale!” /DritarjaOnline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit