Evropianët po humbin besimin tek BE

0
44

Evropianët po humbin besimin tek Bashkimi Evropian (BE), për shkak të rritjes së krizës financiare dhe të borxheve.

Kjo bëhet e ditur në hulumtimin e Institutit Amerikan “PJU”, ku janë anketuar 7.600 veta prej tetë vendeve evropiane. Ata janë anketuar në periudhën prej 2 deri më 27 mars.

Rezultatet tregojnë se mendimi pozitiv për BE-në ka rënë për 15 për qind për një vit, respektivisht prej 60 për qind në vitin 2012, në 45 për qind këtë vit.

Në këtë drejtim kryeson Franca ku zhgënjimi nga BE-ja po rritet. Para një viti 60 për qind e fracezëve e përkrahnin Unionin, ndërsa tani mezi janë 41 për qind. Në Spanjë rënia është nga 60 në 46 për qind, ndërsa në Greqi prej 37 deri në 33 për qind.

Në pyetjen lidhur me gjejden e ekonomisë, 91 për qind e francezëve konsiderojnë se ekonomia e tyre shkon në drejtim të keq, që është për dhjetë për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Mbi 77 për qind e francezëve janë të bindur se integrimi evropian ekonomik është arsye për përkeqësimin e pozitës në Francë. Gjithsej 58 për qind e francezëve thanë se BE-ja si institiucion ka lënë një përshtypje të keqe tek ata.

Në pyetjen nëse kushtet ekonomike janë të mira, mezi një për qind e grekëve, tre për qind e italianëve, katër për qind e spanjollëve, nëntë për qind e francezëve u përgjigjën pozitivisht.

Vetëm në Gjermani 75 për qind i përcaktojnë kushtet ekonomike aktuale si pozitive.

Lidhur me besimin liderët evropianë 74 për qind e miratojnë punën e Angela Merkel, që është për gjashtë pikë më e ulët nga viti i kaluar, por megjithatë është stabil. Në vendin e dytë është Dejvid Kameron me 37 për qind miratim.

Më keq janë vlerësuar liderët e Greqisë, Italisë dhe Çekisë. (INA)/kohaislame