12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Europa Qendrore-Lindore, rreziku i inflacionit të lartë

Më të lexuarat

Ndërprerjet në zinxhirët e vlerës globale ndikuan negativisht në Europën Qendrore dhe Lindore në tremujorin e tretë dhe varianti Delta mjegullon perspektivën për tremujorin e katërt.

Megjithatë, perspektiva e aktivitetit ekonomik për vitin 2022, mbetet e qëndrueshme. Inflacioni i lartë në nivele rekord, nuk mund të shpërfillet më si i përkohshëm, dhe tregjet e punës janë më të shtrënguara se tregjet e zhvilluara. 

Së pari, ka ende një “plogështi” të konsiderueshme ose kapacitet të lirë në ekonominë amerikane, gjë që tregon se kufizimet në furnizim duhet të jenë të përkohshme. “Plogështia” ose hendeku negativ i prodhimit, nënkupton se nivelet aktuale të prodhimit dhe të punësimit, janë nën kapacitetin ose disponueshmërinë e fuqisë punëtore. Në fakt, shfrytëzimi total i kapaciteteve industriale dhe raporti i punësimit ndaj popullsisë, janë ende nën nivelet para-pandemike. Si rrjedhojë, ka ende hapësirë ​​për kërkesë shtesë për prodhim dhe rritje të punësimit, përpara se ekonomia të fillojë të mbinxehet deri në atë pikë sa të krijojë presione të përhershme inflacioniste. 

Së dyti, ka shenja të qarta se disa pjesë të kufizimeve të zinxhirit të furnizimit janë duke u moderuar. Të dhënat nga vendet aziatike në zhvillim treguan rimëkëmbje të fortë të aktivitetit muajin e kaluar, duke lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme problemet e furnizimit të lidhura me COVID-19 dhe variantin Delta. Rimëkëmbja veçanërisht e fortë në Azinë Juglindore, duhet të lehtësojë disa nga ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit rajonal dhe global, ndërkohë që fabrikat rihapen dhe prodhimi rifillon. 

Është përshpejtuar gjithashtu edhe koha e transportit të eksporteve aziatike në muajt e fundit. Për më tepër, pati disa zhvillime pozitive edhe në transportin detar. Çmimet për transportin e materialeve të thata kanë rënë me më shumë se 50% në javët e fundit, ndërsa tarifat e mallrave për transportin me kontejnerë janë stabilizuar. 

Në përgjithësi, pavarësisht rritjes së frikës nga inflacioni, ne besojmë se inflacioni mesatarisht i lartë është një dukuri e përkohshme në SHBA, e lidhur kryesisht me kufizimet e furnizimit për shkak të COVID-19. Në periudhën afatmesme, inflacioni duhet të zbutet, pasi ka ende kapacitet të konsiderueshëm rezervë në SHBA dhe kufizimet e ofertës po lehtësohen gradualisht, ndërsa aktiviteti ekonomik po normalizohet në disa vende dhe rajone.   /monitor/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit