13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

EULEX-i: Pritje të tepruara nga ne

Më të lexuarat

ërfaqësues të EULEX-it dhe të shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbrojtur performancën e deritashme të këtij misioni në Kosovë në një debat të zhvilluar të enjten në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel. Përfaqësues të EULEX-it e kanë arsyetuar pakënaqësinë publike me pritjet e tepruara nga ky mision, shkruan sot Koha Ditore.

Shefi i misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnac, ka thënë se misioni po kalon nëpër fazën e rikonfigurimit dhe në të ardhmen pritet të fokusohet më shumë në veri të Kosovës dhe në Prishtinë. Ai ka paralajmëruar se do të forcohet edhe bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës sidomos në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Duke folur për veriun, De Marnac ka thënë se ajo pjesë do të vazhdojë të jetë prioritet për EULEX-in dhe do të punohet që të sigurohet liria e plotë e lëvizjes së këtij misioni, gjë që, sipas tij, ende nuk është siguruar.

Nga Kosova në këtë debat ka folur Engjëllushe Morina nga shoqëria civile, e cila ka përmendur problemin me reputacion që ka EULEX-i në Kosovë, për problemin e mosndëshkueshmërisë dhe problemin që vazhdon ta paraqesë për Kosovën mosnjohja e pavarësisë nga ana e pesë shteteve të anëtareve të BE-së. “Është vështirë të arsyetohet se si një mision kaq i madh nuk mund të zgjidhë problemin e një zone aq të vogël, siç është veriu i Kosovës”, ka thënë Morina.

Edhe shumë deputetë të Parlamentit Evropian kanë kritikuar EULEX-in për mungesë të rezultateve më të mëdha në fushën e rendit dhe të ligjit, e sidomos për situatën në veri të Kosovës. Kështu Doris Pack nga Gjermania ka thënë se “pas viteve të pafat të UNMIK-ut në Kosovë ka pasur pritje që EULEX-i do të jetë shumë më i mirë, por ato nuk janë realizuar”. Pack ka bërë thirrje që të nxirren mësime nga rasti i Bosnjë-Hercegovinës dhe të mos përsëriten të njëjtat gabime.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit