6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Etihad nxjerr në shitje 38 avionë për 1 miliard dollarë: ç’po ndodh me këtë kompani?

Më të lexuarat

Etihad Airways me qendër në Abu Dhabi, një kompani ajrore që ka kohë që po lufton me probleme financiare, ka konfirmuar shitjen e 38 avionëve në një firmë investimesh dhe një ndërmarrje të dhënies me qira, në një marrëveshje prej 1 miliardë dollarësh.

Kjo është masa e fundit për uljen e kostos së kësaj kompanie transporti ajror të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Etihad tha në një deklaratë se do të shesë 38 avionë, 22 Airbus A330s dhe 16 Boeing 777-300ER, si pjesë e një marrëveshje me firmën e investimeve KKR dhe kompaninë e lizingut Altavair AirFinance.

KKR ka njoftuar se avionët Boeing 777-300ER do të “merren me qira përsëri nga Etihad kur të blihen në fillim të vitit 2020”, ndërsa Airbus A330 do t’i adresohet klientëve ndërkombëtarë.

Etihad ka humbur pesë miliardë dollarë në tre vitet e fundit.

Përveç shitjes së avionëve, Etihad do të anulojë ose zvogëlojë mbështetjen për linjat ajrore në të cilat ka investuar, përfshirë Air Berlin, Alitalia, Air Serbia, Air Seychelles dhe të tjerë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit