14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ethem Çeku jep dorëheqje nga AAK-ja

Më të lexuarat

Ethem Çeku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deri para pak ditësh ishte anëtar i Kryesisë së kësaj partie, por me zgjedhjen e tij dekan i Fakultetit të Edukimit, Çeku ka vendosur t’i thotë lamtumirë partisë të cilës i shërbeu për 12 vjet.

Dorëheqjen e tij Çeku e ka konfirmuar për portalin ORAinfo.

“Është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK”, është përgjigjur shkurt Çeku.

Në emisionin e mbrëmshëm të KTV-së, i pyetur për dorëheqjen e Çekut, sekretari i AAKs-, Burim Ramadani nuk është prononcuar për këtë dorëheqje, duke thënë se nuk ka informacion për këtë.

Ethem Çeku gjatë kohës sa ishte pjesë e AAK-së e ka luajtur një rol të rëndësishëm në partinë e Ramush Haradinajt.

Ai menjëherë pas luftës ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, deputet në Kuvendin e Kosovës, si dhe ministër i Energjetikës dhe Minierave.

Nga partia e ish komandantit të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, më herët janë larguar edhe dy themeluesit e tjerë, ish kryeministri Bajram Kosumi dhe ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit