5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Drews dhe Rexhepi vizituan Policinë e Pejës

Më të lexuarat

Sot në Pejë, në Drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës, ka qëndruar për vizitë komandanti i KFOR-it Gjeneralmajor Erhard Drews me stafin e tij.

Gjenerali Drews shprehu besim të plotë në Policinë e Kosovës , punët që kryhen në zonën Rajonale Pejë,sigurinë për qytetarët – pasurinë e tyre ,dhe objektet sakrale – kulturore në zonë. Ai njëkohësisht shprehu gatishmërinë e tij dhe KFOR-it të na mbështesë brenda suazave edhe me strukturën e tyre.

Në Pejë sot për të vizituar DRP, ka qëndruar edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Përgjithshme të Policisë Kosovës z. Shpend Maxhuni, njofton Polica rajonale në Pejë.

Kreu më i lartë i MPB-ës dhe PK-ës me ketë vizitë shprehen gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetur Drejtorinë Rajonale të PK-ës në Pejë ,dhe të gjithë qytetarët në aspektin e ngritjes së sigurisë, sigurisë në komunikacionin rrugor,sigurisë së pasurisë etj.

Mbështetja e shumëfishtë pritet edhe për të gjitha sektorët rajonal , si resurset dhe kushtet e punës dhe objekteve të përmirësohen.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit