11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Erdogani për “Die Zeit”: Gjermania bën vetëvrasje duke penguar takimin tim me turqit

Më të lexuarat

Në një reportazh për gazetën gjermane “Die Zeit”, Presidenti Erdogan tha se Gjermania ka bërë vetëvrasje duke mos e lejuar atë të mbajnë fjalim drejtuar qytetarëve turq që jetojnë atje.

Në prag të samitit të G20-s, që do të mbahet në datat 7-8 korrik në Hamburg të Gjermanisë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka bërë deklarata të rëndësishme për gazetën gjermane “Die Zeit

Duke reaguar ashpër ndaj administratës së Berlinit, i cili nuk e shikon me sy të mirë takimin e Erdoanit me turqit e Gjermanisë pas përfundimit të samitit të G20-s, Erdoani tha: “Gjermania bën vetëvrasje duke mos më lejuar që të mbajë fjalim para turqve atje”.

Media gjermane po ndjek një fushatë shpifjesh kundër Turqisë dhe meje, u shpreh Presidenti Erdoan, ndërsa theksoi Gjermaninë do të vazhdojnë ta shikojnë si një vend që mbështetet terroristët, për sa kohë që ky vend nuk ekstradon mbështetësit e organizatës terroriste FETO.

“Unë nuk kam ndonjë problem me kancelaren gjermane Merkel”, tha Erdoan duke shtuar se Gjermania dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit