22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdogani, Assadit: Kasap, do ta paguash shtrenjtë

Më të lexuarat

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur sot kritikat më të ashpra në llogari të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke e quajtur “kasap” dhe duke e paralajmëruar se do të përgjigjet për vdekjen e dhjetëra mijëra qytetarëve të vendit të tij.

“Me lejen e Zotit, do të përjetojmë që ky kasap, ky vrasës, të dënohet në këtë botë dhe do ta lusim Zotin për këtë. Do të paguash çmimin shumë të lartë, për shkak se ke treguar trimëri ndaj bebeve në djep, guxim që nuk mund t’ua shfaqësh të tjerëve”, u ka thënë Erdogan aktivistëve të partisë së tij në Ankara.

Ankaraja ka ndërprerë kontaktet me Damaskut, pasi Qeveria siriane nuk ka dëgjuar kërkesat e saj për një zgjidhje paqësore të konfliktit që ka hyrë në vitin e tretë dhe që ka marrë jetët e mbi 70 mijë sirianëve.

Turqia është rreshtuar në anën e kryengritësve që luftojnë kundër regjimit të Assadit, ndërsa në territorin e saj ka pranuar 400 mijë refugjatë dhe ushtarë dezertorë. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit