9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Erdogan vazhdon të ulë normat e interesit

Më të lexuarat

Për presidentin turk, nuk është inflacioni por problem, por…

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se do të ulë sërish normat e interesit pasi inflacioni në Turqi arriti në 73.5 për qind në maj.

“Kjo qeveri nuk do të rrisë normat e interesit. Përkundrazi, ne do të vazhdojmë t’i reduktojmë ato”, tha Erdogan.

Ndryshe nga teoritë tradicionale ekonomike, Erdogan beson se normat e larta të interesit stimulojnë inflacionin.

Erdogan detyroi bankën qendrore në fund të vitit 2021 të ulë normën e interesit nga 19 në 14 për qind, nga shtatori dhe dhjetori i atij viti, gjë që shkaktoi kolapsin e monedhës kombëtare.

Inflacioni në Turqi arriti në 73.5 për qind nga viti në vit në maj, më së shumti që nga dhjetori 1998, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, tregojnë shifrat e fundit zyrtare.

Inflacioni është në qendër të të gjitha debateve në Turqi, një vit para zgjedhjeve presidenciale, të planifikuara për në qershor 2023. Opozita dhe shumë ekonomistë akuzojnë Byronë Kombëtare të Statistikave se me vetëdije dhe në masë të madhe e nënvlerëson inflacionin.

 “Ne nuk kemi problem me inflacionin, por problem me koston e jetesës”, tha Edogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit