9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“Open Balkans”, ndikimi zero i në deklarate

Më të lexuarat

Çfarë deklaroi Rama një ditë pas asaj çfarë deklaroi Lavrovi?

Një ditë pas deklaratës kompromentuese të Lavrovit mbi “Open Balkans”, të një prej iniciuesve të projektit të debatueshëm, Edi Rama, asgjë nuk ka lëvizur në qëndri.

Në Samitin Rajonal të Transportit zhvilluar në Tiranë, ai tha se “pas këtij samiti do të shkoj në një tjetër samit të ‘Ballkanit të Hapur’ në funksion të ecjes sa më shpejt të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve de shërbimeve dhe jetësimit të 4 lirive të BE”.

“Këto 4 liri të lëvizjes së BE në Ballkanin Perëndimor janë ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo çka për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetike”, arsyetoi ai.

Një ditë më parë, kreu i diplomacisë ruse dha të kuptuar se Moska mbështet “Ballkanin e Hapur”, duke hedhur hije dyshimi te kjo inisiativë, te e cila dyshon dhe Bosnja, Kosova e Mali i Zi, të cilat nuk i janë bashkangjitur. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit