10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdogan: Turqia nuk ka agjendë të fshehtë

Më të lexuarat

“Ne nuk mbajmë sekrete në politikën tonë të jashtme. Turqia është një vend që vepron mbi parime, jo me qëllime apo agjenda të fshehura,” ka thënë kryeministri turk Erdogan.

Rexhep Tayip Erdogan, në një konferencë të amabasadorëve turk në Ankara, ka thënë se “operacioni anti-ryshfet më 17 dhjetor ishte një përpjekje për grusht ndaj shtetit nën maskën e korrupsionit.”
Erdogan iu drejtua përfaqësuesve zyrtarë të Turqisë nga e gjithë bota, të cilët kanë ardhur në kryeqytetin turk për mbledhjen e tyre vjetore.
Erdogan ka thënë se nuk ishte në shënjestër qeveria apo partia AK, por Turqia, duke iu referuar operacionit të fundit anti-ryshfet.
Duke e distancuar veten nga organizatat terroriste, Erdogan mohoi akuzat se qeveria e tij ka ndihmuar grupe të ndryshme terroriste.
” Procesi i 17 dhjetorit kishte në shënjestër disa objektiva me vetëm një hetim anti-ryshfet. Ne të gjithë e kemi parë se përmbajtja dhe paketimi i hetimit krejtësisht dallojnë. Paketimi përfshinë një fushatë të dëmshme të korrupsionit, ndërsa përmbajtja e tij është sabotimi i demokracisë, vullnetit kombëtar dhe politikës, në veçanti sa i përket procesit të zgjedhjes dhe politikës sonë të jashtme, ashtu siç ka qenë e zbuluar kohëve të fundit” ka thënë Erdogan.
Qeveria në takim bëri përzgjedhjen e përfaqësuesve në politikat e brendshme dhe ndërkombëtare të Turqisë./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit