Netanyahu dhe rrjeti i masakrës që ai drejton, në barbarinë e tyre e kanë lënë shumë pas Hitlerin.
Edhe gjatë Holokaustit në Evropë nuk u shfaqën pamje aq çnjerëzore sa ato që po ndodhin sot në Gaza.
Askush që mban qoftë edhe një grimcë nderi njerëzor nuk mund ta pranojë, as të qëndrojë i heshtur përballë kësaj mizorie, ku çdo ditë dhjetëra të pafajshëm po vdesin sepse nuk gjejnë asnjë copë buke, asnjë pikë uji. Kjo gjendje çmendurie nuk mund të tolerohet.
Kushdo që hesht përballë këtij gjenocidi në Gaza, bëhet bashkëpunëtor i krimeve kundër njerëzimit që po kryen Izraeli.
Ndërsa në Gaza po shuhet njerëzimi, ndërsa foshnjat, fëmijët po vriten, ndërsa njerëzit po japin jetën për të siguruar një thes mielli — askush prej nesh nuk mund të qëndrojë i heshtur. Dhe ne nuk do të qëndrojmë të heshtur!
Ato koka të prera të foshnjave të pafajshme, ato duar e këmbë të këputura të fëmijëve, ato trupa të pavarrosur që qentë e uritur kanë nisur t’i shqyejnë, ajo uri, ajo britmë, ato klithma që na therin shpirtin nga nëna të dëshpëruara — asnjëri prej nesh nuk mund t’i harrojë, dhe ne nuk do t’i harrojmë!
Në këto ditë të zeza, kur uria po sjell vdekje masive, unë ftoj komunitetin ndërkombëtar të bashkohet në frontin e njerëzimit.
Le të ngrihemi të gjithë së bashku kundër kësaj mizorie!
Le të themi mjaft kësaj padrejtësie, kësaj barbarie!
Le të mos lejojmë më që një grusht armiq të njerëzimit, të verbuar nga etja për pushtet, të njollosin emrin e njerëzimit edhe më tej.
