12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Erdoğan: Qëllimi i Türkiye-s është të ndalë gjakderdhjen në luftën Rusi-Ukrainë

Më të lexuarat

“Përpjekjet e Ankarasë me Rusinë dhe Ukrainën për të frenuar efektet negative të luftës janë vlerësuar nga e gjithë bota”, ka thënë presidenti Erdoğan

Qëllimi i Türkiye-s është të ndalojë sa më shpejt gjakderdhjen në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, pavarësisht pengesave, deklaroi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë vrullin që kemi marr pavarësisht nga vështirësitë në terren dhe të ndalojmë gjakderdhjen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdoğan në samitin e gjashtë të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Erdoğan shtoi se përpjekjet intensive të Türkiye-s me OKB-në dhe dy palët në konflikt për të frenuar efektet negative të luftës janë vlerësuar nga e gjithë bota.

Ai tha se marrëveshja e grurit e arritur në Istanbul këtë korrik dhe shkëmbimi i të burgosurve në shtator midis Rusisë dhe Ukrainës janë të dyja “arritje të rëndësishme” në këtë drejtim.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul më 22 korrik për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit