16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Erdogan, një përurim dhe një paralajmërim

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij së shpejti do të fillojë ndërtimin e destrojerit vendas të mbrojtjes ajrore TF-2000

Erdogan vizitoi kantierin e Stambollit, ku foli në një ceremoni që shënonte nisjen e anijes së parë inteligjente vendase dhe kombëtare të Turqisë, TCG Ufuk.

“Besoj se kemi hyrë shumë mirë në vitin 2022, duke realizuar njëri pas tjetrit projektet kyçe të industrisë sonë të mbrojtjes”, tha Erdogan.

Ai shprehu dëshirën që anija TCG Ufuk, e cila beson se do të kontribuojë në ekzekutimin efektiv të veprimtarive të sigurisë dhe inteligjencës në det, të jetë në dobi të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës.

Ai shpjegoi se anija e parë turke e inteligjencës, Ufuk, u ndërtua me aftësi inxhinierike kombëtare.

“Nuk duam të blejmë më nga jashtë. Kemi ardhur deri më sot duke punuar me vendosmëri që nga viti 2004, kur thamë se projektet tona do të jenë vendase dhe kombëtare. Sidomos në 10 vitet e fundit, ngjarjet rreth nesh na kanë treguar edhe një herë se kombet që nuk mund të jenë të pavarura në industrinë e mbrojtjes nuk mund ta shikojnë të ardhmen me besim”, theksoi Erdogan.


Presidenti turk tha se suksesi i Turqisë në industrinë e mbrojtjes është bërë një burim shumë i rëndësishëm shprese për kombet dhe komunitetet e shtypura në mbarë botën.

Duke theksuar se numri i vendeve që përdorin produkte të industrisë turke të mbrojtjes po rritet çdo vit, Erdogan vazhdoi:

“Vendi ynë aktualisht është ndër 10 vendet në botë që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë anijet e tyre luftarake. Deri më tani, ne kemi eksportuar 180 platforma detare në 25 vende. Së shpejti do të fillojmë ndërtimin e desatrojerit tonë të mbrojtjes ajrore TF-2000”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit