16.8 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Erdogan e nderon Halil Kastratin me “Çmimin e Mirësisë”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka nderuar me “Çmimin e Mirësisë”, drejtorin e Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin.

Kjo u bë e ditur nga vet Kastrati përmes llogarisë së tij në Facebook.

“ÇMIMI I MIRËSISË. Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar të marr sot “Çmimin e Mirësisë” nga Presidenti i Republikës së Turqisë;  z. Rexhep Taip Erdogan i akorduar nga Fondacioni i Dijanetit të Turqisë ( TDV )”, shkroi Kastrati.

Ai ka falënderuar presidentin Erdogan dhe ka thënë se çmimin ia dedikon të gjithë donatorëve të shoqatës.

“Duke e ndje këtë çmim obligim dhe motivim për punët në misionin tonë, këtë çmim ia dedikoj të gjithë donatorëve të Shoqatës sonë. Faleminderit Presidentit Erdogan! Kryetarin e Dijanetit të Turqisë Prof.Dr. Ali Erbash, Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit të Turqisë z. Izani Turan, për nderin që më bënë”.

“Mëshironi në Tokë që të mëshiroheni nga Qielli”

“Bamirës Zoti kurr mos ju humbtë”, shkroi Kastrati./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit