15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Erdoğan do të vizitojë Rusinë, Kinën, SHBA-të dhe Brukselin

Më të lexuarat

Pas kthimit nga Kina, Erdoğan do të vazhdojë turnin me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) më 16 dhe 17 maj, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump

ANKARA (AA) – Periudhën e pas referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, presidenti i këtij shteti Recep Tayyip Erdoğan do ta kalojë në takime të shumta me një numër të madh liderësh botëror, duke vizituar Indinë, Rusinë, Kinën, SHBA-të dhe Brukselin, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 30 prill, Erdoğan do të vizitojë Indinë ku do të marrë pjesë në forumin e biznesit Turqi-Indi. Në kuadër të vizitës janë planifikuar takime me presidentit e Indisë, Pranab Mukherj, bashkëpresidentn Hamid Ansarij, dhe me kryeministrin Narendra Modi.

Gjatë vizitës do të bisedohet për luftën kundër terrorizmit, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar si dhe për aktivitetet e organizatës terroriste FETO në këtë shtet.

Pas Indisë, Erdoğan do të udhëtojë për në Rusi, ku më 3 maj në Soçi do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Është paraparë që tema kryesore e cila do të mbizotërojë takimin të jetë çështja e Sirisë, ndërkohë që do të bisedohet edhe për marrëdhëniet ekonomike Rusi-Turqi.

Takimi i fundit Erdoğan -Putin është mbajtur më 10 mars në Moskë.

Stacioni tjetër i Erdoğanit do të jetë kryeqyteti i Kinës, Pekini, atje ku presidenti i Turqisë më 14 dhe 15 maj do të marrë pjesë në forumin e liderëve botëror “Gjeneratat dhe rruga”. Në këtë forum do të marrin pjesë gjithsej 28 liderë shtetëror, në mesin e të cilëve edhe presidenti rus Vladimin Putin, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kryeministri i Pakistanit, Navaz Sherif, presidenti i Indonezisë, Jokovi Widodo, etj.

Pas kthimit nga Kina, Erdoğan do të vazhdojë turnin me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) më 16 dhe 17 maj, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

Trump së fundmi uroi presidentin Erdoğan me rastin e suksesit në referendumin mbi ndryshimet kushtetuese, dhe me këtë rast tha se “miqësia jonë është e rëndësishme, ka shumë punë të cilat do t’i bëjmë së bashku”.

Trump tha më tej se SHBA do të bashkëpunojnë ngushtë me Turqinë në çështjen e Sirisë dhe Irakut, si dhe në luftën kundër organizatës terroriste PKK.

Më 25 maj, Erdoğan dhe Trump do të qëndrojnë në Bruksel në samitin e liderëve të NATO-s. Tema e samitit do të jetë lufta kundër terrorizmit, dhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit