12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Erdogan: Bashkëpunimi Turqi-ShBA, i rëndësishëm për stabilitetin rajonal

Më të lexuarat

Presidentët Erdoan dhe Trump në konferencën për mediat pas takimit kokë më kokë në Shtëpinë e Bardhë shprehën gatishmërinë të për intensifikuar bashkëpunimin dhe thelluar solidaritetin dypalësh në shumë çështje.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Rexhep Tajip Erdoğan) theksoi rëndësinë e demonstrimit të solidaritetit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër të gjitha organizatave terroriste, veçanërisht ndaj DAESH.

“Nuk ka vend për organizatat terroriste në të ardhmen e rajonit tonë. Nuk është në përshtatje me konsensusin global marrja në konsideratë sidomos e PYD-YPG nga ndonjë shtet, cilido qoftë ai”, nënvizoi Erdoan.

Presidenti Erdoan në fjalën që mbajti në konferencën e shtypit organizuar pas takimit me Presidentin amerikan Trump, foli për rëndësinë që ka bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“Ne do të vazhdojmë dialogun dhe solidaritetin tonë (me ShBA-në). Kjo vizitë do të jetë një pikë kthese historike”, cilësoi Erdoan.

“Biseduam për marrëdhëniet Turqi-ShBA, të cilat kanë një të kaluar rrënjësore. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar mbi bazën e lidhjeve të përbashkëta. Fuqizimi i këtyre marrëdhënieve është shumë e rëndësishme për paqen globale. Me Shtetet e Bashkuara kemi një bashkëpunim të ngushtë në institucione kyçe siç janë OKB dhe NATO. Ne jemi të vendosur për ta rritur edhe më shumë këtë bashkëpunim dhe solidaritet në procesin e ardhshëm”, nënvizoi Erdoan.

“Në takim ne vlerësuam edhe hapat që do të hidhen në Siri dhe Irak”, vijoi Presidenti Erdoan dhe shtoi: “Bashkëpunimi Turqi-ShBA është shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Jemi të vendosur për ti intensifikuar konsultimet me Trump”.

“Unë gjithashtu do t’i shpreh Zotit President edhe pritshmëritë tona në lidhje me FETO-n, autorin e tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit të kaluar”, tha Erdoan.

Kurse Presidenti i amerikan, Donald Trump deklaratën e tij për gazetarët e filloi me këto fjalë: “Jemi të lumtur që mirëpresim Erdoanin”.

“Në kuadër të luftës kundër terrorizmit ne po punojmë kundër armikut tonë të ri (DAESH)”, tha Trump dhe vijoi: “Ne mbështesim Turqinë në luftën kundër terrorizmit”.

Trump u shpreh se ata i vlerësojnë përpjekjet e bëra (nga Turqia) për reduktimin e dhunës në Siri, ndërsa shtoi se janë të gatshëm të përmbushin porositë e Turqisë për armatim”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit