11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

ERDOAN: JEMI TË VENDOSUR TË MBËSHTESIM SHQIPËRINË NË PROJEKTIN E GAZSJELLËSIT TRANSADRIATIK

Më të lexuarat

Kështu u shpreh Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.

Kryeministri turk u shpreh se “ne duam që Italia me Shqipërinë të ndihmohen së bashku. Pra, ashtu siç do t’i jepet Italisë në të njëjtën mënyrë t’i jepet edhe Shqipërisë”.

Duke u ndalur në investimet turke në Shqipëri, Erdoan u shpreh se “aktualisht, vlera e tregtisë mes dy vendeve është 400 milionë dollarë dhe sigurisht që kjo nuk tregon kapacitetin e vërtetë për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve”, ndërsa nënvizoi se “synojmë që investimet turke në Shqipëri ta kalojnë masën e 1 miliard dollarëve që janë aktualisht”.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vuri në dukje se Turqia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin e dekadave të fundit”, duke vënë në dukje se “respektimi i kufijve aktual është interesi më i mirë i kombeve te Gadishullit të Ballkanit”./TRT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit