1.5 C
Pristina
E enjte, 15 Prill, 2021

AFGANISTAN, SHTATË TË VDEKUR PAS ZJARRIT NË NJË KAMION CISTERNË TË NATO-S

Më të lexuarat

Shtatë pasagjerë të një minibusi u dogjën të gjallë kur një kamion cisternë, që transportonte karburant për llogari të NATO-s, u përmbys dhe mori flakë në jug të Afganistanit, deklaroi policia lokale.

Sipas dëshmitarëve të distriktit të Panjwayit, në provincën Kandahar, bastion i talebanëve, rebelët sulmuan me raketë kamionin cisternë.

“Kamioni mori flakë në kohën që pranë tij po kalonte minibusi”, tha Sardar Mohamad, shefi lokal i sigurisë.

”Kjo solli që minibusi të përfshihej plotësisht nga flakët që shpërthyen në kamionin cisternë”, shtoi ai.

”Ka shtatë të vdekur dhe tre të plagosur”, tha Mohamad./TRT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit