17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Erdoan: Gjermania nuk na tremb me kërcënimet që bën ndaj Turqisë

Më të lexuarat

Presidenti mbajti një fjalim në ceremoninë e marrëveshjes së kredisë për Spitalin e Qytetit në Stamboll.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Edoğan) tha se Gjermania para së gjithash duhet të japë llogari se përse strehon terroristët e arratisur nga Turqia dhe u shpreh me fjalët: “Gjermania nuk na tremb ne me kërcënime”.

Presidenti mbajti një fjalim në ceremoninë e marrëveshjes së kredisë për Spitalin e Qytetit në Stamboll.

Ai kritikoi ashpër deklaratat e bëra nga qeveria gjermane ditët e fundit kundër Turqisë.

“Ne nuk jemi një shtet çadër ose një fis” tha Erdoan duke u shprehur më tej se legjislativi turk është edhe më i pavarur se ai gjerman dhe fuqia e askujt nuk do të mjaftojë për të njollosur Turqinë.

Ai tha se nga aspekti i krahasimit të Samitit të G20 të zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë në fillim të muajit dhe Samitit të G20 të zhvilluar në Antalja në vitin 2015-të, paralajmërimi i Ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel për udhëtimet drejt Turqisë, është i qëllimshëm dhe pa vend.

Kreu i shtetit turk duke bërë të ditur se për kompanitë gjermane në Turqi nuk ka asnjë hetim, tha: “Ftoj ata që kanë hedhur në shesh pretendimin për listë të zezë të kompanive të huaja në Turqi që të japin prova për pretendimet e tyre”.

Ai përdori edhe shprehjen “Problemet politike janë kalimtare, marrëdhëniet ekonomike janë të qëndrueshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit