10.7 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Çavusoglu: Gjermania, vendi që e di më mirë se turqit nuk gjunjëzohen përballë kërcënimeve

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të enjten në mbrëmje se Gjermania është vendi që e di më mirë se populli turk nuk gjunjëzohet përballë asnjë kërcënimi…

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të enjten në mbrëmje se Gjermania është vendi që e di më mirë se populli turk nuk gjunjëzohet përballë asnjë kërcënimi.

“Gjermania është ajo që e di më mirë se shtetet turke përgjatë historisë, Republika e Turqisë dhe populli turk nuk janë gjunjëzuar dhe nuk gjunjëzohen përballë asnjë kërcënimi dhe shantazhi. Rrjedhimisht, duhet të dihet se këto shantazhe dhe kërcënime nuk gjejnë karshillëk në Turqi”, theksoi ai.

Shefi i diplomacisë turke vuri në pah se kërcënimet drejtuar vendit të tij do të vlerësohen dhe marrin përgjigjen e merituar me të njëjtin seriozitet shtetëror.

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme tërhoqi vëmendjen se Gjermania po i kërkon Turqisë që të përjashtojë nga juridiksioni dhe të lirojë persona të ndaluar ose të arrestuar për terrorizëm, kërkesa këto që nuk mund të pranohen në asnjë lloj mënyre.

“Arsyeja kryesore e kësaj krize është qëndrimi me standarde të dyfishta i Gjermanisë ndaj Turqisë. Gjermania në njërën anë lejon anëtarët e organizatave terroriste PKK dhe FETO, të cilat synojnë vazhdimësinë e shtetit tonë, të lëvizin lirshëm në territorin e saj, në anën tjetër bën kërkesa të papranueshme të tilla si lirimi, pa një proces gjyqësor të nevojshëm, i individëve që janë ndaluar ose arrestuar në Turqi me akuza për terrorizëm. Ndërkohë që pengojnë ministrat dhe deputetët tanë të takohen me qytetarët turq në Gjermani, autoritetet gjermane pretendojnë se parlamentarët e tyre, të cilët janë të lidhur ngushtë me organizatat terroriste, kanë të drejtë të vizitojnë, sa herë që dëshirojnë, bazat ushtarake që janë nën juridiksionin tonë sovran. Deklaratat e ministrit Gabriel përbëjnë shembullin më të fundit të kësaj qasjeje të shtrembër dhe të njëanshme, e cila është e papranueshme”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e MPJ turke.

Meqenëse Ankaraja bëri të qartë se nuk do të lejojë dhe as pranojë ndonjë ndërhyrje në gjyqësorin turk, ministri Gabriel përdori një gjuhë kërcënuese, që përfshin rritjen e nivelit të paralajmërimit për udhëtimet në Turqi duke kundërshtuar modernizimin e Unionit Doganor, dekurajuar investimet dhe rishikuar shpërndarjen e fondeve të Asistencës së Paraaderimit në BE për Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit