12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Enver Robelli e shan Xherdan Shaqirin pse tha “elhamdulilah”, përballet me reagime (Foto)

Më të lexuarat

Gazetari dhe analisti kosovar me qendrim ne Zvicer, Enver Robelli, ka shkruar kunder super futbollistit kosovar Xherdan Shaqiri, i cili pas fitores ndaj Serbise u shpreh me fjalen “elhamdulilah”.

Ai tha se Shaqiri eshte futbollist i mire, por budalla, pasi i pershendeti fansat e Zvicres me kete shprehje islame.

Por reagimet ndaj Robellit ishin te shumta. Njeri nga ta vie nga Mr. Sabri Makolli, i cili ka reaguar sic vijon me poshte:

“Shqiptari i mirë është shqiptari ROBELLIAN”! Një sllogan i atyre që saherë u dha rast historia provuan të na vendosin kembën në qafë tingëllonte ngjashëm; “SHQIPTARI I MIRË ËSHTË SHQIPTARI I VDEKUR”.

Ndoshta jo edhe në kuptimin klasik, por i vdekur në identitet, me vdekjen e të cilit vdes gjithqka tjetër në trupin e një populli/individi.

Ka edhe sot nga ata që tek sa i kanë zënë rrezet e diellit të pranverës në skaj të livadhit, i drejtojnë veshët e tyre gjysëmetërsh dhe të magjepsur nga zëri i bilbilit i cili sapo ka shtegtuar nga viset e largëta dhe përmallshëm e më kënaqësi ia thotë me gjithë shpirt këngës së tij, provojnë ta sfidojnë atë me zërin e tyre!?

Ndoshta Enver Robelli është duke provuar qe teorinë e evolucionit ta avansoj deri tek “NJERIU I ROBELLIT”, por nuk e di nëse e ka kuptuar apo jo që zingjiri i është shkëputur, sepse shkenca së fundmi e ka pranuar se NJERIU I NEBRASKES nuk ka ekzisuar fare! Kjo ta kujton edhe epilogun e lepuroshit në atë poezinë e famshme: “Deshi lepuroshi të bëjë mrekulli…”!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit