25 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Emiri i Katarit Al Thani bisedoi rreth Afganistanit me sekretarët amerikanë Blinken dhe Austin

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe ai i Pentagonit Austin qëndruan për një vizitë zyrtare në Katar

Emiri i Katarit Sheikh Temim bin Hamad Al Thani diskutoi situatën në Afganistan me Sekretarin amerikan të Shtetit dhe atë të Mbrojtjes (SHBA), Antony Blinken dhe Lloyd Austin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Pentagonit, Blinken dhe Austin, qëndruan për një vizitë zyrtare në Katar, kurse Emiri i Katarit i priti në Pallatin Doha.

Zyra e Emirit të Katarit Al Thani njoftoi se gjatë takimit janë diskutuar një numër çështjesh bilaterale dhe rajonale, me theks zhvillimet në Afganistan.

Sekretarët amerikanë i përcollën Al Thanit një mesazh falënderimi dërguar atij nga presidenti amerikan Joe Biden për përpjekjet e tij në procesin e stabilizimit në Afganistan dhe rajon.

Katari është një nga vendet përmes të cilave SHBA evakuoi nga Afganistani qytetarët e saj dhe afganët që bashkëpunuan me forcat amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit