Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka dënuar me forcë njoftimin e kryeministrit izraelit për planet për të pushtuar Rripin e Gazës.
Në një deklaratë, Emiratet paralajmërojnë për “pasojat katastrofike të këtij vendimi, që do të sjellë viktima të pafajshme dhe do të përkeqësojë tragjedinë humanitare”.
Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, për të ndalur këtë masakër. /mesazhi
