11.6 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Elon Musk: “Po blej Coca Cola-n, për të rikthyer kokainën në të!

Më të lexuarat

Shakatë e kryepasunarit të botës, pas blerjes së Twitter-it

Njeriu më i pasur në botë, pronari i Tesla-s dhe shumë kompanive të tjera, Elon Musk, ka shpallur investimin e tij të ri.

Pas zyrtarizimit të blerjes së Twitter-it nga ana e tij pak ditë më parë, aksionet në bursën e këtij rrjeti social janë rritur ndjeshëm.

“Më pas do të blej Coca-Cola për të vendosur përsëri kokainën në të”, shkroi pronari i ri i Twitter-it.

Musk është i njohur për postimet e tij qesharake në Twitter dhe se sa serioz ishte ai në të vërtetë për këtë nuk dihet.

Menjëherë më pas, ai njoftoi se do të blinte në Mc Donalds për të riparuar makinat e tyre të akullores.

Kujtojmë se pak ditë më parë ai u bë pronar i këtij rrjeti për një shumë marramendëse prej 44 miliardë dollarësh dhe tashmë ka bërë të ditur se opsionet e reja që do të prezantojë do të jenë një precedent i vërtetë kur bëhet fjalë për Twitter-in.

“Mesazhet private të Twitter duhet të kenë enkriptim nga skaji në fund si Signal. Kështu që askush nuk mund të spiunojë apo hakojë mesazhet tuaja,” tha Musk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit