10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Egjipti dënon me burgim të përjetshëm ish-kryetarin e “Vëllazërisë Myslimane”, Mahmoud Ezzat

Më të lexuarat

Egjipti dënon me burgim të përjetshëm ish-kryetarin e “Vëllazërisë Myslimane”, Mahmoud Ezzat

Një gjykatë në Egjipt të enjten e dënoi me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin në detyrë të “Vëllazërisë Myslimane”, Mahmoud Ezzat. Vendimi u mor disa muaj pas arrestimit të tij në një banesë në Kairo.

Forcat e sigurisë e arrestuan Ezzat-in në gusht të vitit të kaluar gjatë një bastisjeje në Distriktin e Pestë të kryeqytetit egjiptian. Ky vendim është goditja më e re ndaj lëvizjes që ka qenë cak i shtypjes që nga largimi i saj nga pushteti më 2013 përmes puçit ushtarak.

Në të njëjtin rast gjyqësor, edhe anëtarë të tjerë të “Vëllazërisë Myslimane” janë dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Reuters.

Ezzat ishte figurë me ndikim dhe zëvendës i ish-udhëheqësit të “Vëllazërisë Myslimane”, Mohamed Badie. Ai u bë ushtrues detyre i kryetarit të kësaj organizate pas arrestimit të Badie-s në gusht të vitit 2013.

Ezzat më parë është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm dhe me vdekje, por rasti ka shkuar në rigjykim. Anëtarët e tjerë të grupit janë burgosur ose janë detyruar që të ikin nga shteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit