17.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Edhe Profetët qajnë

Më të lexuarat

Ibrahimi, djali i Profetit Muhamed a.s dhe i Merjemes, vdiq në vitin e 10-të të Hixhrit. Ai ishte 16-muajsh dhe nën kujdesin e një dadoja në çastin që vdiq. Sapo mësoi atë që kishte ndodhur, Profeti a.s shkoi në shtëpi, mori Ibrahimin në krahë dhe nga sytë i pikuan lot.

Ai tha: “Sytë lotojnë dhe zemra është e pikëlluar, por s’themi asgjë veç asaj që kënaq Zotin. Ibrahim, ne jemi vërtet të hidhëruar në largimi yt”. Pastaj ai u kthye nga mali që gjendej përballë tij dhe tha: “O mal, sikur të ishe aq i pikëlluar sa unë do të shkërmoqeshe i tëri! Ne themi atë që na ka urdhëruar Allahu! Ne jemi shërbyes të Allahut dhe do të kthehemi tek Ai. Falënderojmë Allahun, Krijuesin e Universit.”.

Ndërsa Profeti po vajtonte për djalin e tij, Ibrahimin, Usama ibn Zejdi filloi të qante. Profeti e paralajmëroi të mos e bënte. Usama i tha: “Unë të pashë të qaje!” dhe Profeti a.s iu përgjigj: “Nuk ju kam ndaluar të qani, por të ngrini zërin nga hidhërimi!”.

Ndërsa po hapnin varrin e Ibrahimit, Profeti a.s pa një gropë në baltë dhe i urdhëroi shokët e tij që ta mbushnin. Ai e mbushi gropën me rërë dhe tha: “Varret s’janë as që të këqij dhe as të mirë, por i shërbejnë prehjes së të vdekurit. Zoti dëshiron që njeriu ta bëjë çdo punë me kujdes!”.

Vdekja është një mësim i vyer për të gjallët. E megjithatë, neve s’na pëlqen të mendojmë shumë për të si dhe mundohemi t’i shmangim situatat që na e përkujtojnë. Ne s’e vlerësojmë vdekjen si një mundësi për të depërtuar në kuptimin e jetës, për veten dhe të dashurit tonë. Çdo vdekje e përjetuar pa fisnikëri është shkatërruese nëse lejohet të vrasë bukurinë dhe hyjninë që ajo mbart në sytë e atyre që janë gjallë. Ata që e kanë humbur rrugën në errësirën e vajtimit dhe dorëzimit para fatkeqësive janë larg mësimeve të të Dashurit tonë, i cili e konsideronte vdekjen si natën e martesës (bashkimit me Allahun). Ata që s’kanë fuqinë dhe maturinë t’i bëjnë ballë trishtimit bien në kundërshtim me veten kur recitojnë: “I besova Allahut dhe Ditës së Gjykimit!”. Në të kundërt, për ata që i binden urdhrit “Kujtojeni vdekjen edhe pse ajo davarit kënaqësinë”, jeta mbushet me më shumë dashuri, dhembshuri, drejtësi dhe bota materiale humbet rolin e saj si motiv jetësor.

Burimi: wwwlastprophet.info

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit