20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Edhe hoxha me mesazh për Krishtlindje: ja pse e dua Jezusin (Isain)

Më të lexuarat

Aradhës së klerikëve të krishterë që kanë përcjellë mesazhe për Krishtlindje, i është shtuar dhe një hoxhë. Kleriku i njohur musliman Ahmed Kalaja, i cili mban detyrën e imamit të xhamisë në Rrugën e Kavajës në Tiranës, ka zgjedhur dhe ai që të përcjellë një mesazh në prag të festës tradicionale të krishterë, por në një formë mjaft origjinale, buruar nga pozita e Jezusit në Kur’an dhe në vetëdijen fetare muslimane.

Duke patur si kryefjalë dashurinë ndaj kësaj figurë të madhe të historisë së njerëzimit, me një “E dua” në formë aliteracioni, imami i njohur rendit arsyet se pse ndodh kjo gjë te ai, nënkuptuar dhe te të gjithë bashkësia e bashkëbesimtarëvetë të tij.

E dua Isain – Jezusin (a.s) bekimet e Allahut qofshin mbi të.
E dua Isain – Jezusin (a.s) si Profet e si Pejgamber, si një nga njerëzit e Zotit, më të dashur dhe më të zgjedhur, që iu dhanë bekime e mrekulli që nga djepi, kur foli e deklaroi se është njeri normal si të tjerët, por edhe Profet si dhe shërbëtor i Zotit, i Dërguar edhe Apostull i Tij.
E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse feja ime edhe besimi im ma obligon këtë gjë.
E dua Isain- Jezusin (a.s), sepse Zoti i dha mrekulli të rralla që s’i kishte ndonjë Profet tjetër.
E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse ai sërish do të kthehet në tokë si njeriu me i denjë për vënien në jetë të mesazhit të Profetit Muhamed.
E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse mes tij edhe Profetit Muhamed (a.s) nuk kishte tjeteë. Ai, Isai, profetizoi ardhjen e Muhamedit me emrin e tij Ahmed/Paraklitos nga greqishtja e vjeter.

Çdo “E dua” më lart është një arsye se përse e dua kaq shumë edhe kaq pafundësisht.
Kur’ani e përmendi me emër gjashtë herë më shumë se emri i Profeti Muhamed (s.a). Kur’ani tregoi edhe trajtesën islame për këtë Profet të bekuar.
Ilustrimin më të mirë e gjeni në suret e mëposhtme:
Ali Imran / Familja e Imranit.
Merjem / Maria.
Ihlas / Çiltersia.
Ai gjithashtu u shpall “Fjalë e Allahut”: Urdhri BEHU. (Nisa: 171).
El Maide/ Tryeza.
Zuhruf.
Nisa 157
etj., etj., etj… .
Tradita islame nuk e njeh festimin e ditëlindjes edhe ky postim aspak nuk ka këtë qëllim, por është thjesht si një rifreskim i asaj sesa e duam edhe pse e duam kaq shumë”, shkruan ndër të tjera imam Ahmed Kalaja. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit