Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë bërë hapjen e Ambasadës së Kosovës në Abu-Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Pacolli nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”.
“Në prerjen e shiritit prezent ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ambasada e Republikës së Kosovës në EBA është e para në vendet e Gjirit, që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike”, deklaron Pacolli.
Ai tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin shteti i parë arab që e njohu Kosovën, vend që mori pjesë në aksionin e postkonfliktit në Kosovë dhe për një kohë ishte pjesë e KFOR-it.
“Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për t’iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. EBA kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke rinovuar edhe objektet e kultit”, shprehet Pacolli. /ATSH

. We strengthened our diplomatic footprint in the 