Një grua e re palestineze, Raheel Mohammad Rasras, 32 vjeçe, ka ndërruar jetë në spitalin Nasser në Khan Younis, në jug të Gazës, pas vuajtjeve të rënda nga kequshqyerja ekstreme.
Pesha e saj kishte rënë nga 50 kg në vetëm 25 kg, si pasojë e urisë së shkaktuar nga bllokada izraelite mbi Rripin e Gazës. Trupi i saj nuk mundi të përballonte më pasojat e mungesës së ushqimit.
Vdekja e saj është një tjetër dëshmi tronditëse e krizës humanitare që po përshkon zonën e rrethuar. /mesazhi
