20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

E pëlqente ngjyrën e gjelbër!

Më të lexuarat

Një besimtar e ftonte një mik të tij t’i bashkëngjitej për në xhami. Ishte e
premte. Thërriste ezani i xhumasë.
-Eja të shkojmë në xhami, se është ditë e premte. Duhet ta falim
xhumanë, – i tha ai.
-Ti e di se unë nuk shkoj në xhami, – ia ktheu miku.
-E di, por vërtet do të më interesonte arsyeja.
-Epo… nuk e di. Mbase rrethi mund të ketë ndikuar paksa,
por gjithsesi unë kujdesem që pantallonat e hekurosura të
mos më prishen gjatë përkuljeve në namaz, – ia ktheu ai.
-Po bën shaka! Vërtet për këtë nuk shkon në xhami?!
-I tha besimtari duke buzëqeshur.
-E kam shumë sinqerisht, – iu përgjigj miku.
-Ti e di se unë kujdesem shumë për veshjen time dhe se
veçanërisht e pëlqej ngjyrën e gjelbër.
Vërtet miku i tij ishte shumë sqimatar. Gjithnjë
vishte rroba të gjelbra dhe të hekurosura me shumë
kujdes.
-Po a ke qenë ndonjëherë në xhami? – i tha mikut.
-Kur kam qenë i vogël ndonjëherë shkoja me gjyshin,
po atëherë nuk mendoja për pantallonat. Por tani
nuk besoj se do të kisha shkuar.
Besimtari u zhgënjye nga kjo që dëgjoi dhe u bë
pishman që e filloi këtë bisedë.
Dy muaj më vonë, besimtari dëgjoi se më në fund miku
i tij kishte shkuar në xhami, andaj vajti menjëherë atje.
Vërtet, miku ishte në xhami, para të gjithë safave të
renditur. Edhe këtë herë kishte një petk të gjelbër.
Besimtari iu afrua ngadalë dhe me zë të ulët i
pëshpëriti: “Më pate thënë se nuk do të hysh në
xhami?!”
Mirëpo, miku i tij nuk i përgjigjej, ngase ishte i shtrirë
në tabut dhe i mbuluar me një pëlhurë të gjelbër, i
bërë gati për t’iu falur xhenazja…
Përktheu: Arsim SYLA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit