11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

E konfirmon Këshilli i Lartë Zgjedhor: “PO”-ja ka fituar në referendumin e Turqisë

Më të lexuarat

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi konfirmoi fitoren e “po”-së në referendumin për riforcimin e pushteteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi kreu i YSK-së, Sadi Guven konfirmoi se “po”-ja kryesonte “jo”-në me rreth 1,25 milionë vota nga vetëm 600,000 vota të pa numëruara duke shtuar se rezultati përfundimtar pritet pas 11-12 ditësh.

Me 99,45% të votave të numëruara, pro referendumit kanë votuar 51.37% e votuesve ndërsa kundër janë shprehur 48.63% të votuesve.
Dy partitë kryesore opozitare e Turqisë thanë se do të kundërshtojë rezultatet.
Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave. Ata kritikuan vendimin për të pranuar si të vlefshme fletëvotimet e pavolusora.
Mbështetësit ngazëllyer të Erdoganit u mblodhën në qytetet e mëdha për të festuar.
Rreth 55 milionë turq kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja thuhet të ketë qenë rreth 85%.
Tre persona u vranë në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir, në një mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën e votimit. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit