16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dy të Vdekur e 14 të Lënduar në një Aksident Afër Obiliqit

Më të lexuarat

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08 00 të mëngjesit në afërsi të Obiliqit. Në aksident janë përfshirë dy furgona dhe 6 makina. Sipas policisë shkaktar i aksidentit ka qenë ngrica në asfalt. Furgonët të cilët ishin duke qarkulluar nga Mitrovica në Prishtinë janë rrokullisur në humnerën skaj magjistrales, ndërsa makinat e aksidentuara janë përplasur me mburojat e rrugës. Agron Borovci, zëdhënës i policisë për Prishtinën i ka konfirmuar KALLXO.com-it se policia dyshon se shkaktar i këtij aksidenti kanë qenë ngricat në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë rruga Mitrovicë Prishtinë ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë. Video nga KALLXO.com – https://www.youtube.com/watch?v=zyv8ANgPrK0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit