18.5 C
Pristina
E martë, 15 Qershor, 2021

Nëse OKB-ja nuk pranon kërkesat palestineze do të ketë pasoja

Më të lexuarat

Presidenti palestinez, Mahmud Abas njoftoi të dielën pasoja të mundshme në rast të bllokimit të kërkesës së ardhshme palestineze në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do të paraqitet pas disa ditëve. Gjatë një interviste për faqen egjiptiane të informacionit “Bawaba News”, e marrë nga agjencia palestineze e lajmeve WAFA, presidenti palestinez kërcënoi me frenimin e koordinimit për sigurinë me Izraelin si edhe shpërbërjen e Autoritetit Kombëtar Palestinez. Presidenti Abas përmendi edhe presionin amerikan, që sipas tij ishte një nga arsyet kryesore të dështimit të lëvizjes palestineze më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më 30 dhjetor Autoriteti Palestinez paraqiti një projektrezolutë për çështjen e krijimit të shtetit palestinez në territoret aktuale, që u hodh poshtë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së me tetë vota pro dhe dy kundër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit