16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Duan ta zëvendësojnë Xhaminë el-Aksa me këtë tempull

Më të lexuarat

Duan ta zëvendësojnë Xhaminë el-Aksa me këtë tempull
Për një kohë të gjatë jehudët pretendonin se Mesxhid (xhamia) el-Aksa është ndërtuar në vendin e quajtur “tempulli jehud.”
Qysh prej pushtimit të el-Kudsit nga zionistët në vitin 1967, Mesxhidul-Aksa, së bashku me adhuruesit musliman, kanë qenë në vuajtje:
Sulme të përgjakshme dhe të papritura nga forcat pushtuese të cilat dërguan në masakra të dhjetëra burrave, grave, dhe fëmijëve, derisa po i kryenin adhurimet e tyre. Një prej këtyre masakrave la të vrarë 34 dëshmorë musliman dhe 115 të plagosur më 8 tetor 1990.
Numër i madh i sulmeve kundrejt ndërtesave të el-Aksasë, duke përfshirë këtu zjarrin e famshëm të 21 gushtit 1969 i cili shkatërroi një të tretën e sipërfaqes për fajle brenda el-Aksasë, e gjithashtu edhe një numër i përpjekjeve për bombardime nga ekstremistët Jehudë.
Konfiskimi i disa pjesëve të xhamisë el-Aksa nga autoritetet okupatore për ti ndaluar muslimanët që të kenë qasje në to, siç është p.sh. “Porta e Magarbasë” (që prej vitit 1967 është përdorur për t’ua lejuar ekstremistëve jehudë dhe turistëve vetëm brenda kompleksit të shenjtë), shkolla Tankuzia (e cila është kthyer në një ndërtesë ushtarake), dhe muri Burak (pjesë e murit perëndimor të el-Aksasë, i cili u kthye në një faltore të jehudëve të njohur si “muri i vajtimit.”
Rrethimi i portave të tjera të mesxhidul-Aksa nga forcat okupatore të cilat shpesh bllokojnë hyrjen e shumë muslimanëve, e veçanërisht rinisë, në arsyetimin se do të jetë për disa javë ose muaj.
Gërmime dhe rrëmime të rrezikshme përreth dhe përfundi mureve të kompleksit el-Aksa nga autoritetet okupatore, në mënyrë që ta shkatërrojnë vendin dhe në vend të tyre të ndërtojnë struktura të tyre jehude. Veprimet e tilla më të vonshme dhe më të mëdha kanë dërguar në prishjen e rrugës e cila dërgon te porta Magarba, dhe kjo ka filluar prej 6 shkurtit 2007.
Ndalesë ndaj të gjitha renovimeve Islame ose punëve reparuese brenda murit të mesxhid el-Aksa nga autoritetet okupuese prej vitit 2001.

Ajo i takon muslimanëve
Mesxhid el-Aksa i takon të gjithë muslimanëve në çdo vend dhe në çdo kohë, duke qenë se ajo ishte simbol për një dhe të vetmin mesazh – njëshmërinë e Zotit, gjë që ishte predikuar nga të gjithë pejgamberët që u falën në të.
Islami, si varianti i fundit për të njëjtin mesazh që u përcoll nga pejgamberi i fundit, Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ka konfirmuar dhe ka mbizotëruar verzionet e kaluara, dhe ka bërë besimin në të gjithë profetët e shkuar shtyllë të fesë.
Kështu që, muslimanët duan dhe duhet të jenë në gjendje të ruajnë integritetin e një vendi të tillë i cili ishte qendër e të gjithë profetëve, dhe të bëjnë që paqja e vërtetë të mbretërojë mbi qytetin e Jerusalemit, i cili është aq i dashur për të gjithë pasuesit e pejgamberëve.

Keqkuptimet
Në vijim janë disa keqkuptime dhe sqarimet tona në lidhje me to:

El-Aksa, e jo tempulli
Mesxhid el-Aksa është emri për sipërfaqen prej 144,000 metër katror të rrethuar me mur në pjesën juglindore të el-Kudsit të rrethuar me mure (Jerusalemi i vjetër).
Sipas profetit Muhamed (Salallahu alejhi ue selem), Allahu i Lartësuar, e ka zgjedhur që ky vend të jetë vendi i Tij i dytë i adhurimeve; duke qenë se i pari është Mesxhid el-Haram në Mekke. E ndërtuar nga Ademi katërdhjetë vite pas Qabes, e restauruar nga profeti Sulejman (alejhis-selam), dhe e vizituar nga shumë profetë të tjerë të Allahut duke përfshirë edhe pejgamberin e fundit Muhamedin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të gjithë ata), mesxhid el-Aksa gjithmonë ka qenë prezantim i një dhe të vetmit besim në Njëshmërinë e Allahut (parimi kryesor i Islamit) i cili është predikuar nga këta profetë nëpër gjenerata.
Asnjëri prej tyre, përfshirë Ibrahimin, Ja’kubin, Musain, e Jezusin (Isain), nuk e kanë konsideruar xhaminë el-Aksa tempull.
Megjithatë, disa prej pretendentëve se janë pasues të tyre, të cilët kanë zgjedhur që të mos besojnë në disa prej këtyre pejgamberëve vëllezër të njëri-tjetrit, e veçanërisht Muhamedin (Salallahu alejhi ue selem), e quajnë atë “tempull”, duke e mohuar lidhjen e moçme që Islami ka me këtë xhami.
Zionistët dhe Kryqëzatat, pasi që e zaptuan tokën e shenjtë prej muslimanëve, vazhdimisht kanë tentuar që ta shkatërrojnë mu këtë vend të adhurimeve ashtu që në vend të tij të ndërtojnë një ndërtim të cilin ata e ndërlidhin me Sulejmanin (alejhis-selam).
Por Sulejmani nuk ishte veçse një profet tjetër i Islamit, dhe rrjedhimisht, s’ka mundësi që ai të ketë ndonjë autoritet për të ndërtuar ndonjë strukturë për adhurimin e ndonjë zoti tjetër pos Allahut. Faktikisht, vetëm ata besimtarët e vërtetë në një Zot – Allahun, dhe në të gjithë pejgamberët e Tij, mund ta njohin saktë statusin e shenjtë të xhamisë el-Aksa, kështu që ajo vazhdimisht duhet të mbrohet sikur të ishte një trashëgimi e gjithë profetëve.

Muri el-Burak, e jo “muri i vajtimit”
Muri el-Burak është pjesë e murit perëndimor të xhamisë el-Aksa në të cilin profeti Muhamed (Salallahu alejhi ue selem) e lidhi kafshën e tij me të cilën udhëtoi në qiell, el-Burak, gjatë udhëtimit të tij të natës në xhaminë el-Aksa. Gjendet afër portës Magarba të xhamisë el-Aksa.
Megjithatë, jehudët dhe disa prej të krishterëve, duke pretenduar në mënyrë të pavërtetë se ai është pjesë e së ashtuquajturës “tempull”, e kanë bërë ritual të tyre që të qëndrojnë para tij (murit) duke vajtuar për fuqinë e humbur të tyre gjoja tek muslimanët.
Përkundër mungesës së çfarëdo lloj prove që do të mbështeste këto pretendime, ata e kanë kthyer atë në një faltore të jehudëve që prej pushtimit të vitit 1967, dhe kanë filluar të realizojnë të ashtuquajturat gërmime arkeologjike poshtë tij dhe mureve të tjera të mesxhidul-Aksa, si përgatitje për të shtrirë duartë ndaj xhamisë në tërësi.

Faltorja el-Kibli, e jo e tërë xhamia el-Aksa
Shumë musliman janë mësuar që emrin “xhamia el-Aksa” ta përdorin për ndërtesën me kupolën ngjyrë metalike, e cila gjendet në pjesën jugore të kompleksit të xhamisë el-Aksa.
Sidoqoftë, emri i vërtetë për atë ndërtesë është “faltorja el-Kibli”, për shkak se është e vendosur më së afërmi me Kiblen.
Në të vërtetë, kjo është pjesa më e rëndësishme, por jo i tërë kompleksi i xhamisë el-Aksa i cili përfshinë 144,000 metër katrorë i rrethuar me mur dhe është i vendosur në këndin juglindor të qytetit të rrethuar me mur el-Kuds (Jerusalem).

Salla Mervan, e jo Stallat e Sulejmanit
Jehudët, e gjithashtu edhe kryqëzatat, të cilët e përdorën këtë pjesë si stallë për kuaj, e quajnë këtë hapësirë të madhe, e cila gjenden mu përfundi oborrit të shtruar në pjesën juglindore të mesxhid el-Aksa, “Stallat e Sulejmanit.”
Ata mundohen që njerëzit ti drejtojnë kah besimi se kjo strukturë është pjesë e së ashtuquajturit “tempull” të cilin ia atribojnë Sulejmanit (alejhis-selam), paqja qoftë mbi të, përkundër faktit se ai ishte një ndër profetët e Islamit.
Realisht, arkeologët kanë gjetur se kjo pjesë e mesxhidul-Aksa, e cila një kohë të gjatë ishte e njohur si bazamenti lindor, ishte ndërtuar nga Umejja, derisa ishin duke e restauruar xhaminë el-Aksa, duke rrafshuar terrenin e saj të lagësht, dhe duke ndërtuar disa nga ndërtesat kryesore të saj siç ishte faltorja el-Kibli.
Rishtas, muslimanët arritën që ta hapin bazamentin për namazet e tyre, dhe ajo u bë e njohur si faltorja Marvani.

Ribat el-Kurd, e jo muri i vogël i vajtimit
Muri Ribat el-Kurd është një pjesë tjetër e murit perëndimor të mexhid el-Aksasë, ashtu si muri i famshëm i Burakut.
Gjendet tek Porta e Hekurtë e mesxhid el-Aksa, dhe vetë “ribat” përdorej për shkollë për vullnetarët ushtarak të shtëpisë, që quhej “Murabitun” (ata që ruajnë). Pas okupimit të vitit 1967 të Jerusalemit lindor, zionistët okupuan të gjithë hapësirën e “ribat el-kurd” dhe e quajtën atë “muri i vogël i vajtimit”, si pjesë e pretendimeve të tyre ndaj mesxhid el-Aksa.
Më vonë ata e kthyen atë në një shkollë religjioze jehude dhe sinagogë, ndërsa organizatat jehude inkurajonin vizitat e këtij vendi, veçanërisht gjatë festave të jehudëve, ashtu që të realizonin pretendimet e tyre ndaj saj, ashtu siç kishin vepruar me murin el-Burak.
Më 1971, Ribat el-Kurd pjesërisht u shemb, për shkak të gërmimeve nga autoritet okupatore përfundi saj. Pas shembjes, qyteti i vjetër i Jerusalemit dhe muret e tij u deklaruan si hapësirë e trashëgimisë botërore të UNESCO-së, mirëpo autoritetet okupatore ende e rrezikojnë këtë dhe pjesë të tjera të xhamisë el-Aksa.

Kupa e Gurit, e jo e shenjta e të shenjtave
Termi “e shenjta e të shenjtave” është përdorur nga jehudët dhe disa të krishterë duke iu referuar pjesës më të shenjtë të së ashtuquajturës nga ata “Tempulli i Jerusalemit”, për të cilën pretendojnë se gjendet përfundi kupës së gurit (e cila ndodhet në qendrën e xhamisë el-Aksa).
Në të vërtetë, vetë guri ishte Kibla e pejgamberëve të bijëve të Israilit e gjithashtu ishte edhe Kibleja e parë e profetit Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për rreth 14 vjet.
Megjithatë, ajo është vetëm një pjesë tjetër e xhamisë së bekuar el-Aksa, duke qenë njëkohësisht pjesa më e lartë e kodrës Moriah (ku ndodhet mesxhid el-Aksa) ndërsa rëndësia e kësaj nuk duhet të ekzagjerohet.

Përkthehu H.Helshani/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit