22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Dua të jem perfekt! Epidemia e shekullit që po shkatërron të rinjtë

Më të lexuarat

Elisa Bajrami

Artikull i World Economic Forum, shkruar nga psikologët Paul Hewitt dhe Gordon Flett : Në rolin tonë si akademikë, presim mijëra të rinj që trokasin në dyert tona pothuajse çdo ditë. Zakonisht janë të rinj ambiciozë, por me tip pak të vështirë. Kanë shumë miq dhe shumica mbështetet tek të ardhurat e familjes. Megjithatë, pavarësisht se sa të socializuar apo të përgatitur duken, gjithnjë e më shumë  po kërkojnë mbështetjen tonë për çështjet e shëndetit mendor dhe ato akademike.

Sëmundjet mendore të studentëve në kampuset e Britanisë janë në nivele rekord. Në fakt në të gjithë globin, të rinjtë po raportojnë tek mjekët depresion, ankth dhe mendime vetëvrasëse. Një arsye e mundshme për këtë është se kryesisht në vendet më të zhvilluara në botë, SHBA, Kanada dhe Britani, të rinjtë janë brezi i parë që rriten në një shoqëri të bazuar në parimet e neoliberalizmit të udhëhequr nga udhëheqësit e shekullit të 20-të si Ronald Reagan, Brian Mulroney dhe Margaret Thatcher.

Gjatë 50 viteve të fundit, interesi dhe përgjegjësia qytetare është zhdukur në mënyrë progresive, duke u zëvendësuar me fokusin, interesin vetëm tek vetja dhe konkurrencën në një treg të lirë dhe të hapur. Në këtë shoqëri të re të tregut, të rinjtë vlerësohen në një mori mënyrash të reja. Mediat sociale, testimi i shkollave dhe universiteteve dhe vlerësimet e performancës në punë, që do të thotë se të rinjtë mund të analizohen nga bashkëmoshatarët, mësuesit dhe punëdhënësit.

Pra, ekziston një presion i madh ndaj të rinjve për të treguar vlerat e për të konkurruar me shokët. Epidemitë në zhvillim të sëmundjeve të rënda mendore flasin për efektet negative të kësaj shoqërie të bazuar në treg dhe një kulturë që po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si të rinjtë mendojnë për veten dhe të tjerët.

Psikologët kryesorë, Paul Hewitt dhe Gordon Flett sugjerojnë se një nga mënyrat në të cilat të rinjtë po veprojnë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre të shekujve më parë është tendenca drejt perfeksionizmit. Në përgjithësi, përsosmëria është një dëshirë pa arsye, e kombinuar me vetëkritikë të ashpër. Por në një nivel më të thellë, ajo që e përcakton tjetrin si të përsosur apo perfekt, është nevoja për të korrigjuar papërsosmëritë tek vetja.

Kur kjo nevojë nuk plotësohet, ata përjetojnë trazira psikologjike, sepse barazojnë gabimet dhe dështimin ndaj dobësisë së brendshme. Kohët e fundit kemi botuar një studim që tregon se nivelet e perfeksionizmit janë rritur dukshëm në mesin e të rinjve që nga viti 1989. Mendojmë se kjo mund të jetë, një simptomë e mënyrës se si të rinjtë po përpiqen të ndihen të sigurt , të lidhen me të tjerët dhe gjejnë vetëvlerësim brenda shoqërive neoliberale të bazuara në treg.

Idealet irracionale të vetes si njeri perfekt janë bërë të dëshirueshme  madje të nevojshme në një botë ku performanca, statusi dhe imazhi përcaktojnë dobinë dhe vlerën e një personi. Ju nuk keni nevojë të shikoni shumë për të gjetur shembuj; korporatat ofrojnë të gjitha llojet e produkteve kozmetike për konsumatorin që vuan se nuk ndihet perfekt. Ndërkohë, Facebook, Instagram dhe Snapchat ofrojnë versione sipas së cilave, modelet perfekte janë ata që tregojnë më shumë nga jeta e tyre dhe vizitojnë më shumë vende, apo blejnë më shumë, lyhen më shumë dhe reklamojnë më shumë.

Nuk është çudi që ka prova që tregojnë se perfeksionizmi është i lidhur me depresionin, anoreksinë nervozitetin, vetëvrasjen dhe vdekjen para kohe. Është koha që organizatat, shkollat dhe universitetet, ashtu dhe politikanët e shërbyesit civil të ndërmarrin hapa për të mbrojtur mirëqenien e të rinjve. Sepse ata duhet të mësojnë rëndësinë e dhembshurisë, dashurisë, qetësisë dhe ambicieve jo-perfeksioniste. Nëse nuk bëhet asgjë për këtë, ka gjasa që kjo epidemi të vazhdojë të rritet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit