Dosjet Epstein dhe skandalet që pasuan!!
Për ne, ato zbuluan një të vërtetë të vetme: se iluzionet që na janë shitur për dekada me radhë nga “ekspertë” të ndryshëm, gazetarë, analistë dhe politikanë, ishin se Perëndimi është i qytetëruar, ndërsa bota islame është injorante, ekstremiste dhe e sëmurë.
Sistemet perëndimore, të cilat i jepnin mësime botës islame për qeverisjen, të drejtat e njeriut, fuqizimin e gruas dhe mbrojtjen e fëmijës, janë po ato sisteme që mbronin korrupsionin moral të elitave në vendet e tyre dhe që ia zhveshën gruas dhe fëmijës njerëzoren dhe dinjitetin.
Terminologji “akademike” u përdorën për konsum politik dhe shoqëror në vendet tona, derisa shumëkush u bind prej tyre dhe disa myslimanë filluan ta fshihnin identitetin e tyre islam, nga frika se mos etiketoheshin si të prapambetur.
Pas zbulimit të këtyre dosjeve të fabrikuara nga politikanë, inovatorë, personazhe të famshëm, ndikues dhe njerëz me pushtet, si dhe pas asaj që po ndodhte në atë ishull djallëzor e të mallkuar, ne duhet ta ngremë zërin tonë dhe t’i themi mbarë botës: ne jemi myslimanë dhe jemi ashtu siç na ka përshkruar Allahu në Librin e Tij fisnik:
“Ju jeni populli më i mirë që ka dalë për njerëzit: urdhëroni të mirën, ndaloni të keqen dhe besoni në Allahun.”
Bekir Halimi
