Kur një qeverisje moralisht s’njeh Zot, të tjerat s’kanë pikë vlere
Nga Izreli, kryeministri Rama ka vizituar së fundmi Vatikanin, jo domosdoshmërisht e kritikueshme si vizitë, e cila tej aspektit politik ka dhe një valencë vaniteti njerëzor; çoç të ngjan vetja si dikushi kur hyn në selinë kryekatolicizmit botëror. Dhe aty, Rama ka qenë familjarisht, duke shpërndarë me zellin e tij tipik, por që nuk u hyjnë në punë askujt, fotot e rastit.
Vizita po ashtu ka patur dhe dimensionin besimor, pasi veç Ramës si i vetëshpallur katolik, edhe Linda e potencuar prej tij si muslimane ka aktruar si i shoqi ca rite katolike.
Shkruan ai: “Vizita në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së
Shkodrës në vitin e largët 1467.
Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XIV sapo u zgjodh, ishte të vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Këshillit të Mirë, e cila thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë”.
E megjithatë, këso vizitash lumturojnë egon e Ramës për famë politike, ndoshta dhe ca pak dhe katolikët që shohin të parin e vendit duke u futur në grigjën e besimit tç tyre, por nuk shkojnë më tej, pasi vendi që ai qeveris lëngon nga një qeverisje që moralisht nuk njeh Zot. /tesheshi.com/



