18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Dorëzohen edhe mediumet: Kërkojnë një trim, sepse Ahmeti nuk mund ta ndalë kryqin në Butel

Më të lexuarat

Si duket as mediumet nuk besojnë më se Ali Ahmeti është “trim” që mund të ndalë projektet e VMRO-DPMNE-së. Për këtë arsye kërkohet një “trim” për shqiptarët e Shkupit njëjtë, sikurse ishte Ismet Fetahu nga Gostivari, juristi që rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e njohur si “baby boom” i Gruevskit, shkruan gazeta Koha.

Naser Zyberi, ekspert i drejtësisë, thotë se vendimi i Këshillit Komunal të Butelit për vendosjen e kryqit 55 metra në hyrje të territorit të komunës është antikushtetues dhe i njëjti mund të kontestohet në institucionet e shtetit.
Vendimi i Këshillit të Komunës së Butelit për vendosjen e kryqit 55 metra në hyrje të territorit të kësaj komune është në kundërshtim me normat ligjore të Maqedonisë. Mos respektimi i parimit të Badenterit është shkelje ligjore, të cilët gjatë votimit – këshilltarët shumicë në Butel të Shkupit nuk e kanë respektuar.
Paralajmërimet për vendosjen e kryqit gjigand në këtë komunë ka ngjalluar reagime të shumta nga qytetarët dhe opinioni më i gjerë. Ngritja e këtij simboli fetar parashihet të ndërtohet në afërsi të kufirit mes territorit të Butelit dhe Çairit si komuna. Ndërkaq në atë rrethinë, pjesa dërmuese e banorëve që jetojë dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre afariste janë shqiptarë të besimit islam.
Megjithatë, ekspertët juridik thonë se, kryeqi në Butel është lehtë i kontestueshëm, nëse ndonjëri dorëzon iniciativë për kushtetueshmërinë e vendimit. Sipas ekspertit juridik, Naser Ziberi, këto vendime nuk përkojnë me ligjet dhe dispozitat kushtetuese të vendit tonë, me çka siç thekson ai, hapat e tillë na kthejnë mbrapa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit